image Haxhiu: Për shkak të neglizhencës në Kuvend po shuhen bizneset dhe vendet e punës

Politikë

Haxhiu: Për shkak të neglizhencës në Kuvend po shuhen bizneset dhe vendet e punës

news image

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, gjatë seancës plenare të Kuvendit iu është drejtuar deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për mospjesëmarrje në votimin për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Haxhiu u ka thënë atyre të rreshtohen për “pro”, “kundër”, ose “abstenim”, si dhe ka kërkuar bashkim politik nga grupet parlamentare për t’i shërbyer interesit të vendit, qytetarëve e bizneseve.

“Të bashkohen ekspertët dhe t’i bëjnë zgjidhje këtij vendi, popullit, qytetarëve, bizneseve që numri jo i paktë i punëtorëve po presin apo po shuhen vende të punës, pikërisht për shkak të neglizhencës e për shkak të kaosit që po ndodh brenda në Kuvend për shkak të interesave krejtësisht puro-politike”, ka thënë deputetja Haxhiu.

Ajo ka thënë se ligji kalon edhe me 31 deputetë, por numri i madh i deputetëve në sallë të cilët, sipas saj, nënshkruhen për mëditje e bën të pamundur kalimin e këtij ligji.

“Ju që jeni me ekspertë ju lutem bashkohuni nëpër interesin e atyre qe nuk kanë librezë politike, por janë qytetarë qe ju rrezikohet edhe kafshata e bukës”, ka shtuar më tej Haxhiu. /Gazeta Sinjali/