Në 21 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti, Bekim Haxhiu ka thënë se partia e tij që nga themelimi ka punuar për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Haxhiu ka deklaruar se PDK ka gabime, por ka theksuar se janë partia më e sinqertë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 21 vjetorin e themelimit.
PDK-ja është parti e vlerave kombëtare, intelektuale, demokratike e humane. Parti e cila që nga themelimi punoi për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Duke qenë partia me e fortë dhe konkurruese, shumë herë të tjerët u bashkuan pothuajse të gjitha partitë për ta mundur, jo me projekte, platformë apo vizion, por me akuza, shpifje e vija të kuqe, të cilat tashmë i kanë shkelur të gjitha. Narracionin që ndërtuan anti-PDK ishte i gabuar, ngase me projekte dhe vizion asnjë parti nuk mund ta konkurrojë PDK-në.
PDK konkurroi për të qenë në pushtet me projekte zhvilluese, jo duke u viktimizuar e shkatërruar Kosovën tonë të brishtë për ndërtimin e së cilës ndihmuan edhe shtetet mike.
Ne nuk jemi perfekt, kemi edhe gabime, mirëpo ju garantoj se jemi më të mirë dhe me të sinqertë se të gjitha partitë tjera në Kosovë. PDK me vizionin dhe reformimin e saj është shpresa e vetme për një Kosovë të zhvilluar, të përgatitur për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Kjo është e mundur me mbështetjen e rinisë dhe qytetarëve të saj.
Gëzuar Dita e themelimit të PDK-së” përfundon shkrimi i tij./Gazeta Sinjali/