Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur interpelancë për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.
Kjo interpelancë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, filloi me deklarimet e deputetëve të kësaj partie, për të vazhduar më pas me deklarimet e atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës.
Mirëpo, dhënia e fjalës sërish deputetëve të LVV-së, e përballi kryeparlamentaren Vjosa Osmani me reagime nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, e cila tha se ishte radha e partisë së saj deklarime.
“Faleminderit kryetare, jo vetëm Vetëvendosja është këtu, pas PDK-së radhën e kemi ne”, ka thënë Haxhiu.
“Prandaj duheni me njoftu me kohë”, është përgjigjur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
“Gjithsesi e nderuar dhe e respektuar”, ka thënë Haxhiu dhe e ka vazhduar fjalimin para deputetëve./Gazeta Sinjali/