image Haxhiu: Në Kosovë nuk do të vinë të burgosurit danezë, por të kombësive tjera

Drejtësi

Haxhiu: Në Kosovë nuk do të vinë të burgosurit danezë, por të kombësive tjera

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në raportimin e saj para Komisionit për Legjislacion ka thënë se të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka për të vuajtur dënimin e tyre në burgun e Gjilanit s’do të jenë shtetas danezë por shtetas të vendeve të treta.

Ndërkohë, ajo bëri të ditur se të burgosurit do të vuajnë dënimin maksimal prej 10 vjetëve.

Ajo para deputetëve në Komision tha se “Shpenzimet e familjarëve do të jenë në përgjegjësi të Danimarkës. Ne gjashtë muaj që para se një i burgosur të kryejë dënimin ne fillojmë bisedimet me Danimarkën dhe përgatitjet që personi të shkojë në Danimarkë dhe më pastaj në vendin e origjinës”.

Tutje, ministrja Haxhiu tha se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qira të burgut të Gjilanit pritet të hyjë në fuqi në vitin 2023./GazetaSinjali/