image Haxhiu me akuza ndaj Kurtit: Nën urdhrat e tij, janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radoiçiqin e Vuçiqin

Politikë

Haxhiu me akuza ndaj Kurtit: Nën urdhrat e tij, janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radoiçiqin e Vuçiqin

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas Haxhiut me urdhrat e tij u publikuan statuse nëpër rrjete sociale që ishin kundër protestës së veteranëve të mbajtur një ditë më parë.

Sipas Haxhiut, këta njerëz janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së.

Ndër të tjerash, Haxhiu ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ia ka shpërfaqur saktë se kush janë këta njerëz, që sipas tij po duan ta izolojnë e sanksionojnë Kosovën.

Postimi i plotë:

Nën urdhërat e Kurtit me direktiva të Mihajlovskes, krejt fëmijët e UDB-shave dhe jugonostaligjikët të mobilizuar me statusa kundër protestës së veteranëve të UÇK-së.

Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së.

Ua shpërfaqi saktë Mimoza e deleguara e kuislingut Kurti se kush janë këta matrapazë që po duan ta izolojnë e sanksionojnë Kosovën, ta dëmtojnë ardhmërinë e shtetit tonë.

/GazetaSinjali/