image Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kamenicës dhe drejtorit të Policisë Kufitare

Kosovë

Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kamenicës dhe drejtorit të Policisë Kufitare

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Komunën e Kamenicës, me ç’rast ka kërkuar dorëheqjen e kreut të kësaj komune.

“Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës se Dardanës i zgjedhur nga LVV do të duhej të jepte dorëheqje nga posti i tij, sepse jo që nuk po i mbështetë banorët e brezit kufitar, por ua mbylli edhe shkollat me çka i detyroi të shpërngulen nga ajo pjesë, e në anën tjetër lejoi hapjen e kazinove në territorin e komunës se tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Dorëheqjen Haxhiu ia ka kërkuar edhe drejtorit të Policisë Kufitare.

“Po ashtu, drejtori i Policisë Kufitare nese nuk jep dorëhqje, duhet të shkarkohet brenda 24 orëve. Njerëz në këto pozita kanë përgjegjësi për kufijtë e komunës e tërë Kosovës, në të kundërtën duhet t’i lëshojnë̈ ato pozita për ata që kanë dije e guxim”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, ai tha që në këto raste tregohet patriotizmi, e jo në konferenca për shtyp. /Gazeta Sinjali/