image Haxhiu iu kërkon deputetëve që të votojnë me urgjencë tërheqjen e mjeteve nga trusti pensional

Politikë

Haxhiu iu kërkon deputetëve që të votojnë me urgjencë tërheqjen e mjeteve nga trusti pensional

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe iniciuesi për tërheqjen e mjeteve në trust, Bekim Haxhiu para deputetëve ka bërë thirrje që të përkrahet ky projektligj, shkruan Gazeta Sinjali.

Haxhiu në Kuvendin e Kosovës tha se kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga trusti pensional, është kërkesë e qytetarëve pas shumë krizave që kanë ndodhur në vend.

Haxhiu tutje tha qeveria e ka neglizhuar projektligjin mirëpo që sipas tij mbetet në dorën e deputetëve që kjo çështje të kaloj.

Ka qenë kërkesë e qytetarëve që këto mjete të tërhiqen për arsye të shumë krizave që kanë përjetuar qoftë në pandemi e tash më ngritje të çmimeve. Për fat të keq qeveria e ka neglizhuar këtë kërkesë por që kuvendi do të vendos. Nga dje ky projektligj është  në dorën e deputetëve dhe unë kam një apel që kuvendi ta shqyrtoj këtë kërkesë si urgjente dhe në seancën e radhës ta trajtojmë atë. Po ashtu edhe qeveria të mbështesë ata qytetarë që nuk kanë para në trust”, tha Haxhiu.

/GazetaSinjali/