Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti që tha se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.
Haxhiu ka thënë se Kurti ka harruar të tregojë se njëri nga ta (Rifat Latifi) është kthyer në Amerikë.
Më tej, Haxhiu ka thënë se ikja e profesionistëve shëndetësorë po ndodhë për shkak të punës së dobët të Qeverisë Kurti.
“Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini.” – ka shkruar ndër të tjera në Facebook.
Postimi i plotë:
I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.
Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë.
Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm.
Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini.