image Haxhiu: Brenda tri ditëve marr përgjigjen për sigurimin e një milion vaksinave antiCOVID

Shëndetësi

Haxhiu: Brenda tri ditëve marr përgjigjen për sigurimin e një milion vaksinave antiCOVID

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se brenda tri ditëve do të pranojë përgjigje për sigurimin e një milion vaksinave antiCOVID të Moderna dhe AstraZenecas, shkruan Gazeta Sinjali.

Haxhiu u shpreh se ka kontaktuar me biznesmenë të suksesshëm dhe shoqata të mjekëve në Amerikë dhe në Evropë.

“Kam kontaktuar me biznesmen të sukseshëm, me mjek, dhe shoqata të mjekëve në Amerikë, dhe në vendet e Evropës, dhe jam duke e pritur një përgjigje konkrete për sigurimin e 1 milion vaksinave brenda tri ditësh, të markave Modena, dhe AstraZeneca. Ne mund te fasilitojmë takimin, dhe pastaj Qeveria e Kosovës bën marrëveshjen drejtpërdrejtë me këto kompani”, tha Haxhiu në Kanal 10./Gazeta Sinjali/