image Haxhiu: Agoni vdiq në duart e shtetit - Kurti, Vitia e Sveçla duhet të japin dorëheqje - Sinjali

Reagim/ Haxhiu: Agoni vdiq në duart e shtetit – Kurti, Vitia e Sveçla duhet të japin dorëheqje

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, pas mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla.

Kërkesa e Haxhiut vjen pas vdekjes së Agon Musliut, 26-vjeçarit nga Komuna e Gjianit, në Qendren e Studentëve në Prishtinë.

Ajo tha se i riu nga Gjilani humbi jetën në duart e shtetit.

“Pika e parë ishte rasti tragjik që ka shokuar opinionin, pra rasti i vdekjes së Agon Musliut dhe një pikë tjetër ka qenë ndarja e 10 milionë eurove për serbët në veri. Ne kërkojmë përgjegjësi të institucioneve për llogaridhënien dhe ata që janë përgjegjës sepse, Agoni në fund të fundit ka humbur jetën në duart e shtetit të Kosovës”.

Deputetja e AAK-së theksoi se po të kishte moral politik do të duhej që Kurti, Vitia dhe Sveçla të jepnin dorëheqje.

“Ajo çka është dashtë me ndodhë kishte me qenë dorëheqja e Ministri të Shëndetësisë, apo të Punëve të Brendshme pse jo edhe të kryeministrit në detyrë. Neglizhenca është dhimbja më e madhe që ka ndodhur nga institucionet. Kërkojme nga organet që të veprojnë me urgjencë dhe të zbardhet rasti. Përgjegjësi e atyre që do të duhej ta kenë përgjegjësinë dhe të kishte moral politik ata duhej të kishin dhënë dorëheqje në ditën e parë”.

Ajo foli edhe për 10 milionë eurot e ndara për serbët në veri .

“Është një diskriminim që ka ndodh me qytetarët e vendit sepse indirekt taksat e qytetarëve shkojnë te serbët”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin