Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala, ka folur rreth shkarkimit të djalit të tij nga pozita e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tha se është çuditur me u.d presidenten Vjosa Osmani duke i thënë që ajo të merret me punësimin e burrit të saj.
“Mu më çudit vetë presidentja. Presidentja nuk është mirë të na shet moral neve. Ne e dimë qysh është gradu burri i saj. Ajo për me shitë moral, se është e gjinisë femërore dhe nuk kam qejf me u marrë me këtë. Qysh u gradu ai a shkoi me konkurs a qysh. A duhet me u marrë pak presidentja me burrë të vet, me familje të vet, pastaj me na shitë neve moral”, tha Shala në T7./Gazeta Sinjali/