image Haxhi Hoti tha për Kurtin "ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet", por nuk akuzohet për kërcënim me vrasje

Kosovë

Drejtësi/ Haxhi Hoti tha për Kurtin “ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, por nuk akuzohet për kërcënim me vrasje

news image

Kandidati për deputet nga radhët e partisë, Nisma Socialdemokrate, i cili dyshohet se e kërcënoi Albin Kurtin me vrasje nuk akuzohet për këtë vepër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, Hoti ngarkohet nga prokuroria për veprën penale “Shtytje në vrasje”.

Policia e Kosovës njoftoi sot në mëngjes se Haxhi Hoti është dorëzuar në polici pasi njësiti policor mbrëmë e kishte kërkuar paraprakisht në shtëpinë e tij ku nuk e kishte gjetur.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Kosovës për këtë rast.

Mbrëmë, Haxhi Hoti përmes  një postimi në rrjetin social në facebook, shkroi një status me përmbajtje kërcënuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik./Gazeta Sinjali/