Prokuroria në Prishtinë ka lëshuar mbrëmë vonë urdhërarrest për anëtarin e Nismës, Haxhi Hotin.
Hoti po ndiqet për kërcënimin që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Ai mbrëmë nuk është gjetur në shtëpi për thirrjen e tij për vrasje të liderit të VV-së ose largimin nga Kosova.
“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik.
Ndaj këtij kërcënimi është distancuar partia e tij, Nisma Socialdemokrate, ndërsa Vetëvendosje ka bërë kallëzim penal në polici/ Gazeta Sinjali/