Në fshatin Hoqë e Madhe të komunës së Rahovecit, gjatë patrullimit policia ka vërejtur dy mbishkrime “Kosovo je Serbia“.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, dhe rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 18.11.2021 – 16:00. Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur se në një mur kishte të shkruar dy mbishkrime si: “Kosovo je Serbia”. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.