image Hasani uron presidentin bullgar për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Kosovë

Hasani uron presidentin bullgar për fitoren në zgjedhjet presidenciale

news image

Bullgaria dje ka mbajtur rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku fitues doli Rumen Radev, që sipas sondazheve të para mori 63-65 për qind të votave, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtij lajmi i është gëzuar konsulli i nderit të Bullgarisë në Kosovë, Abedin Hasani.

Ai përmes një fotografie me presidentin Radev e uroi atë për mandatin e dytë që e ka fituar.

Hasani ka thënë se Radev është mik i madh i Republikës së Kosovës dhe se marrëdhëniet mes dy shteteve do të forcohen.

Presidenti Radev njihet si mik i madh i Republikës së Kosovës dhe padyshim se gjatë mandatit të ri, marrëdhëniet shumë miqësore dhe ekonomike të bashkëpunimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me kënaqësinë e veçantë e mora lajmin që Shkëlqesia e tij z. Rumen Radev, u rizgjodh President i Republikës së Bullgarisë.

Presidenti Radev njihet si mik i madh i Republikës së Kosovës dhe padyshim se gjatë mandatit të ri, marrëdhëniet shumë miqësore dhe ekonomike të bashkëpunimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen.

Abedin Hasani- Konsull nderi i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës

/GazetaSinjali/