image Hasanaj nga Zyra për mbrojtjen e viktimave: Gjendja emocionale e 11-vjeçares nuk është aq e keqe

Sociale

Hasanaj nga Zyra për mbrojtjen e viktimave: Gjendja emocionale e 11-vjeçares nuk është aq e keqe

news image

Gjendja emocionale e 11-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona të shtunën në Prishtinë, nuk është dhe aq e keqe. Kështu tha Demë Hasanaj, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Hasanaj tha se kanë kontaktuar me Qendrën për Punë Sociale për të marrë informacione lidhur me viktimën.

“Jemi informuar për gjendjen emocionale dhe psikike të viktimës nga ana e organit të kujdestarisë përkatësisht nga Qendra për Punë Sociale. Për momentin rasti është duke u hetuar dhe ne nuk mund të japim më shumë informacione, por gjendja emocionale e viktimës nuk është edhe aq e keqe”, tha Hasanaj në Klan Kosova.

/GazetaSinjali/