Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në Kuvend e pyeti Vetëvendosjes se ku është liberalizimi se “thonit si të shkon UÇK, vjen liberalizimi”.
“Ju keni thanë se si të heket UÇK-ja, kanë me na e dhanë liberalizimin. Ku është liberalizimi? Ku jeni? Çka ju tha ambasadorja e Francës?”, tha në fund Haradinaj.
Tutje, ai hodhi dyshime se Vetëvendosje, po krijon fonde të zeza.
“Për shembull, ky e ka dit kush ka qeveris me Kosovën që 20 vjet dhe e ka bë analizën dhe njëra prej tyre ka qenë gjendja me energji. Ku janë ato analiza sot, ku janë ata njerëz që i kanë bërë analizat atëherë. 100 milionë pare të Kosovës shkun në subvencion. Nëse kanë shku 100 milionë, pse po ngritet çmimi? Pse ky kryeministër nuk po duron deri në vjeshtë, deri në dimën tjetër? Unë po ju pyes mos jeni tu kriju fonde të zeza. Ju jeni ka çoni pare te ata që shesin e blejnë energji. Ne e kemi dëgju këtë(fonde të zeza) nga ju”, tha Haradinaj.