Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Mbretin Charles III pas kurorëzimit mbretëror të tij.
Haradinaj me këtë rast ka kujtuar vizitat e Mbretit Charles në Kosovë më 1999 dhe 2016 duke thënë se miqësia mes Kosovës dhe Britanisë do të vazhdojë të rritet edhe më tej.
“Lidhja e Mbretit Charles III me Kosovën, është para së gjithash personale. Vizitat e tij në Kosovë, herën e parë në shtator 1999 dhe herën e dytë në mars 2016 janë tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me Mbretërinë e Bashkuar.
Në ditën e kurorëzimit të tyre, Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, iu shpreh urimet më të përzemërta”.
“Njëkohësisht shpreh vlerësimin dhe falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës në përpjekjet për liri dhe shtetndërtim. Jam i bindur se partneriteti dhe miqësia mes dy vendeve tona do të vazhdojë të rritet edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.