Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se do të jap dorëheqje sa herë që ftohet nga Gjykata e Hagës për intervistim.
Haradinaj ka deklaruar se nuk ka më obligime ndaj ligjit ndërkombëtar.
“Nuk besoj që kam më obligime ndaj ligjit ndërkombtar, por 100 herë me u rrëzu, 100 herë qohna, 100 me më thirrë 100 herë dha dorëheqje”, ka deklaruar Haradinaj në debat për Kallxo.
Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ka dhënë dorëheqje para dy muaj, pasi që ishte ftuar nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara si i dyshuar.
Poashtu në mars të vitit 2004, Haradinaj ishte ftuar nga prokurorët e Hagës dhe menjëherë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.
Atëkohë, kishte mbajtur një konferencë, dhe kishte thënë se po e bënë edhe një sakrificë për shtetin./Gazeta Sinjali/