Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se futja e PDK-së në qeveri është e pashmangshme.
“Mendoj se është e pashmangshme futja e PDK-së në qeveri”, u shpreh Haradinaj.
Ai gjithashtu tha se për procesin e dialogut dhe menaxhimin e situatës politike në Kosovë më shumë përgjegjëse është LDK-ja si udhëheqëse e dialogut.
“Përgjegjësia më e madhe i bie LDK’së si udhëheqëse e koalicionit”, tha ai.
Haradinaj ndër të tjerash tha se nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, Amerika nuk ka si kyçet.
”Çështja e parë ka të bëjë me dinamikën kohore, po u them qytetarëve të Kosovës, popullit të Kosovës, nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, Amerika nuk ka si të kyçet”./ Gazeta Sinjali/