Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, e ka quajtur “këlysh” të Rusisë, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratës së tij se shteti i tij është i gatshëm për konflikt, sepse sipas tij një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur, duke përmendur shembullin e Azerbajxhanit dhe Armenisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, kjo politikë e Vuçiqit është kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe politikat e sigurisë së NATO-s në Ballkan.
“Politika dhe qasja e Rusisë së qenve është qartë kundër vlerave të Bashkimi Evropian dhe politikat e sigurisë së NATO-s në Ballkan. Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit janë të papranueshme për Kosovën dhe me siguri do të dështojnë si kapitullimi i tyre famëkeq në 1999”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Pasi nxiti luftën e Nagorno-Karabakh me armë të bëra nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, Ministri i Informacionit i Millosheviqit tani kërcënon të gjitha vendet fqinje të rreshtuara në NATO se do të vazhdojë të përgatitet ushtarakisht për luftërat e reja ballkanike”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/