image ​Haradinaj-Stublla: Kosova dënon ashpër sulmet në Vjenë

Kosovë

​Haradinaj-Stublla: Kosova dënon ashpër sulmet në Vjenë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e së hënës.

Nëpërmjet një komunikate MPJD thotë se Kosova qëndron përkrah Austrisë dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit global.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe duke ndjerë dhembjen me popullin mik austriak, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla deklaroi se “Republika e Kosovës qëndron afër qytetarëve të Vjenës ku ndodhën sulme terroriste, duke ndjerë dhembjen dhe trishtimin e austriakëve. Kryerësit e këtyre akteve terroriste meritojnë dënimin më të lartë të mundshëm, ndërsa obligimi ynë i përbashkët është që t’i bashkojmë forcat të gjithë në luftën dhe çrrënjosjen e terrorizmit”.

Republika e Kosovës qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit, e përkushtuar për një botë më të sigurt për të gjithë./ Gazeta Sinjali/