image Petkoviq i reagon Rada Trajkoviçit, përmend edhe Meliza Haradinajn

Politikë

Petkoviq i reagon Rada Trajkoviçit, përmend edhe Meliza Haradinajn

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj Rada Trajkoviqit për të cilën ka thënë se nuk vendos ajo se kush është përfaqësues i popullit serb në Kosovë.

“Nuk kam dyshim se mezi po prisni të shihni Kurtin. Kaq shumë për ju. Një gjë po ju kërkoj të mësoni, nuk jeni ju që vendosni se kush është përfaqësuesi i popullit, por populli në zgjedhje. Dhe për ju ka mbështetje në nivelin e një gabimi statistikor… Nuk ju do populli, por ju do Kurti dhe Meljiza Haradinaj – ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Paraprakisht Rada Trajkoviç i kishte thënë Petkoviqit se duhet të kuptojë se Vuçiq nuk është i njëjtë me Serbinë dhe se Lista Serbe nuk është e njëjtë me popullin serb në Kosovë.

Ndërkohë, ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se Rada Trajkoviç po kërcënohet se e ka thënë  të vërtetën dhe se asaj t’i ofrohet mbrojtje e armatosur.

/GazetaSinjali/