image Haradinaj-Stublla kërkon që procesi i vizave të përshpejtohet

Politikë

Haradinaj-Stublla kërkon që procesi i vizave të përshpejtohet

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot është takuar me Shefin e Misionit të Zyrë Ndërlidhëse të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, ku ka kërkuar përshpejtimin e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Haradinaj-Stublla tha se ka kërkuar nga institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën

“Ritheksova kërkesën tonë për institucionet drejtuese të BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe u dakorduam për fillimin e konsultimeve politike bilaterale me Belgjikën në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme” ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Gazeta Sinjali/