image Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve në Prishtinë ishte jo i kënaqshëm

Politikë

Politikë/ Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve në Prishtinë ishte jo i kënaqshëm

news image

Deputeti i legjislaturës së kaluar në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, në të cilat partia e tij u rendit në vendin e katërt.

Haradinaj, tha se gjatë fushatës zgjedhore kanë pasur bashkëpunim të mirë me Partinë Socialdemokrate, kryetari i së cilës, Shpend Ahmeti, udhëheq me Prishtinën, megjithatë “rezultatet janë jo të kënaqshme në këtë komunë”.

Me tej, ai përmedi edhe disa komuna në të cilat AAK ka pasur rënie në këto zgjedhje.

“Në Prishtinë, ka qenë rezultat jo i kënaqshëm. Edhe në Obiliq dhe Suharekë kemi pas rënie. Megjithatë dallojnë zgjedhjet lokale nga ato nacionale”, tha Haradinaj në “Pressing”, transmeton Gazeta Sinjali.

Shtoi se, AAK ka pasur “bashkëpunim të jashtëzakonshëm me PSD-në”.

Haradinaj tha se qytetarët kanë pasë vullnet për të bërë ndryshim në qeverisje

“Shihet qartë se VV-ja e ka marrë besimin e qytetarëve”, tha ai ndër të tjera.

/Gazeta Sinjali/