image Haradinaj propozon ligj të ri për fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre

Politikë

Haradinaj propozon ligj të ri për fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre

news image

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që të rishikohet edhe njëherë ligji për fëmijët.

Ai ka shkruar se fëmijët duhet të mbrohen me ligj dhe ka kërkuar edhe një herë që të realizohet ligji për shtesat e fëmijëve, që ishte propozuar nga AAK.

“Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një shteti e shoqërie. Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Europë, por kjo na obligon të gjithëve që të fokusohemi në mbrojtje ligjore të moshave të vogla dhe në këtë kontekst, ne kishim propozuar edhe ligjin për shtesa të fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj, po ashtu, ka kërkuar që fëmijëve t’u garantohen edukim i mirëfëfilltë, siguri dhe mbrojtje nga abuzumi dhe dhuna.

“Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, 1 Qershori, na shërben si përkujtim, se detyrim i yni i përbashkët është, që t’iu garantojmë atyre edukim të mirëfilltë, siguri dhe t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune”, ka shkruar në fund ai./ Gazeta Sinjali/