image Haradinaj i reagon ashpër prokurorit të Speciales: Mos e luj rolin e budallës

Drejtësi

Haradinaj i reagon ashpër prokurorit të Speciales: Mos e luj rolin e budallës

news image

Ish-sekretari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj është duke u marrë në pyetje nga prokurori i Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokurori e pyeti Haradinajn nëse i ka redaktuar ose të paktën ka tentuar t’i redaktojë emrat e njerëzve që ishin në dosje, por Haradinaj e mohoi.

Haradinaj: Nuk kom publiku dokumente ku shihet naj emër, s’di me redaktu, po më ngarkon me kompetenca tuat

Prokurori : Nuk keni dashtë t’i redaktoni emrat?

Haradinaj: Z. Prokuror po më vjen keq që duhet me t’u drejtu kështu, mos e luj rolin e budallës kishe s’pe di çka thashë, ose kërkoj me i ndërru përkthyesit se nuk po m’kupton çka po thom. Nuk ka qenë qëllimi jem me i kompliku, qëllimi jem ka qenë me dëshmu çka m’ka ardhë. Ti mendo çka të dush në kokën tane.

/GazetaSinjali/