image Haradinaj: Presidentja është bërë si “vuvuzelë” e Qeverisë, nuk e marr seriozisht

Politikë

Haradinaj: Presidentja është bërë si “vuvuzelë” e Qeverisë, nuk e marr seriozisht

news image

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë, “vuvuzelë të qeverisë”.

“Presidentja është bërë si një vuvuzelë e Qeverisë. Ajo një ditë thotë fake news, një ditë thotë shumë i mirë, një ditë do ta publikojmë, draftin jemi tu e shqyrtu dmth ajo po mundohet ndoshta edhe me lajthitë opinionin publik po tash cilës përgjigje me i besu, asaj para një jave apo sot”, tha Haradinaj.

Haradinaj, foli edhe për marrëveshjet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën tha se është marrëveshje ndërkombëtare dhe se secila qeveri që vjen e ka për obligim ta zbatojë.

“Kur ke një marrëveshje ndërkombëtare secila qeveri obligohet. Problemi është çfarë statusi duhet të ketë ai. Kanë dalë disa dokumente nuk e di a janë valide, por shihet që janë duke punuar akterë seriozë në të”, ka deklaruar ai.

Haradinaj, ripërsëriti qëndrimin e AAK-së, se çdo propozim që vjen nga ShBA-ja, duhet të merret seriozisht nga Qeveria e Kosovës./DebatPlus/

/GazetaSinjali/