Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, reagoi pasi që disa persona sulmuan fizikisht sot djalin e politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryediplomatja në detyrë tha se fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve të tyre.
“Dënoj ashpër aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq që i takon komunitetit serb, pa marrë parasysh motivet. Fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.
Haradinaj – Stublla ka ftuar organet kompetente që sa më parë të zbardhin rrethanat dhe kryesit e këtij “akti të shëmtuar që siç po duket – tenton asgjë më pak se minimin e përpjekjeve për mirëintegrim ndëretnik në Kosovë”./Gazeta Sinjali/