image Haradinaj për kërkesat e veteranëve: I kemi të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë - Sinjali

Haradinaj për kërkesat e veteranëve: I kemi të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë

news image

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët mbajtën para objektit të Kuvendit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë.

“Protesta e sotme paqësore e Veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri”, thotë ai.

“Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar, i kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: