Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët mbajtën para objektit të Kuvendit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë.
“Protesta e sotme paqësore e Veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri”, thotë ai.
“Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar, i kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë”, ka shkruar Haradinaj.