image Haradinaj paralajmëron që do t'i ndajnë rrugët shumë keq me Kurtin

Kosovë

Taksa/ Haradinaj paralajmëron që do t’i ndajnë rrugët shumë keq me Kurtin

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar shkëputje të raporteve me Albin Kurtin nëse largon taksën.

Haradinaj ka thënë se në tema nacionale janë të gatshëm për të kontribuar siç është edhe përfshirja në dialog.

Kryetari i AAK-së ka thënë se nëse Kurti e heq taksën “ne i ndajmë rrugët shumë keq me të”.

“Ne s’kemi as pse komunikojmë më me njeri-tjetrin. Nuk besoj se takimi me të më do t’i kontribuonte interesin nacional”.

Haradinaj ka thënë se nëse Kurti kthehet në të njejtat formula të dialogut si deri më tani Kosova do të vonohet edhe për disa vjet.