Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se partia e tij do të jetë në opozitë, dhe kjo gjë “nuk është fundi i botës”.
Duke e komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Haradinaj tha se AAK do të jetë “opozitë e fortë”.
“Do të jemi opozitë e fortë, nuk është fundi i botës me qenë në opozitë, është edhe e shëndetshme”, tha Haradinaj në “Pressing”, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai shtoi se qytetarët kanë votuar për ndryshim.
“Shihet qartë se VV-ja e ka marrë besimin e qytetarëve”, tha Haradinaj ndër të tjera.