Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se Partia e Gjelbër është shkrirë në listën zgjedhor të AAK-së.
“Edhe Drenica e vlerave po i bashkohet rrugës për shtet 100%. Sot në këtë bashkërrugëtim u bashkua edhe Partia e Gjelbër së bashku me Abit Hazirin, dhe poashtu edhe Rambo i Drenicës. Na priftë e mbara Drenicë e Dukagjin”, ka shkruar ai.
Koalicion parazgjedhor me partinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj ka lidhur edhe PSD javë më parë.