image Haradinaj: Ne jemi me fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarët e saj në Ballkan

Kosovë

Haradinaj: Ne jemi me fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarët e saj në Ballkan

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se Kosova është me fat që ka për aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një interesim i madh global se kush do të zgjidhet sonte i SHBA-së, por kosovarët kanë një arsye më shumë, dhe mendoj që këto 30 vjetët e fundit emri dhe kryefjala e suksesit tonë është SHBA”, u shpreh Haradinaj për RTK-në.

Haradinaj gjithashtu tha se Kosova ka një fat që me dy palët ka marrëdhënie të mira dhe se politika e jashtme e SHBA-së nuk ndryshon sa herë që ndërrojnë qeveritë.

“Ne jemi me fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në territorin e Ballkanit”, tha ai. /Gazeta Sinjali/