image Haradinaj: Kurti është shefi i të korruptuarve, mbron dostat e tij

Politikë

Haradinaj: Kurti është shefi i të korruptuarve, mbron dostat e tij

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjën Vetëvendosje për korrupsion “të lidhjeve të shkurta” në seancën që po mbahet për arrestimin e kryeshefit të KEK’ut.

Ai e ka quajtur Kurtin “shefi i të korruptuarve”, derisa për kryeshefin e KEK’ut, Nagip Krasniqi tha se është dosti i Kurtit, të cilin po e mbron.

“Kam paralajmëruar rrezikun e lidhjeve të shkurta, si korrupsioni ma i rrezikshëm për të cilin VV është përcaktuar, pra VV ka aplikuar një model korruptiv të lidhjeve të shkurta, i cili model si i tillë i del prej kontrollit edhe vendimmarrësit të VV’së. Modeli i korrupsionit të VV quhet lidhje e shkurtë korruptive. Si ndodh kjo? Kur në një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat – ata që janë dosta të vendimmarrësve, i kryeministrit i cili personalisht i ka intervistuar këta. Kuptoni vetëm pak pse kryeministri del në këtë foltore dhe e mbron dostin dhe jo prokurorin. Ku e ka gjenezën kjo? Kurti dhe VV, vendimmarrësit e tyre e kanë përcaktim lidhjen e shkurtë si model të korrupsionit”.

Haradinaj tha se Kurti personalisht ka intervistuar “deri te anëtarë të bordit të kompanive të ujësjellësit”.

“Nuk ka mundur dikush me marrë një detyrë përgjegjëse as në KEK, as në bord, as në kompani publike tjera, as nuk mundet me shku kudo qoftë ku ka interesa financiare pa u intervistuar prej Albin Kurtit. Mundeni me thënë që Albin Kurti s’është i korruptuar. Albin Kurti është shefi i të korruptuarve është krijuesi i korrupsioni lidhje e shkurtë – dostat. Ka mosbesim në të gjithë të tjerët dhe ka besuar që vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar”.

Haradinaj ka thënë se Kurti është i shantazhuar prej “dostave të tij”.

“Kjo sjellje e kryeminsitrit me ardhë këtu dhe me i mbrojtë dostat e tregon krejt kupollën e korrupsionit.  Njerëzit janë intervistuar prej tij. Janë dosta ndër vete dhe janë të plotëfuqishëm dhe nuk i frikësohen njëri-tjetrit. Njëri kontrollon tjetrit apo shefi i dostave i kontrollon ata”. 

/GazetaSinjali/