image Haradinaj kërkon intervenim emergjent nga institucionet pas vërshimeve

Sociale

Haradinaj kërkon intervenim emergjent nga institucionet pas vërshimeve

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vërshimeve në vend, duke kërkuar nga institucionet intervenim emergjent.

Në një status në “Facebook”, kreu i AAK-së ka thënë se i përkrah kryetarët e komunave që janë prekur më shumë nga vërshimet e që vijnë nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini dhe Smajl Latifi, si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

“I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore”, ka shkruar Haradinaj.

Ai kërkon intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara.

/GazetaSinjali/