Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është deklaruar lidhur me rrahjen ndërmjet kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj e Haki Abazi.
Gazeta Sinjali dje ka publikuar pamje ekskluzive nga rrahja në mes të Molliqajt e Abazit.
Haradinaj i ka ftuar Molliqajn e Abazin për Hiking në mënyrë që të shpenzojnë energjinë e tepërt.
“Për këta që kanë energji tepër i kisha lutë me dalë me ecë nëpër bjeshkët e Kosovës, i kemi shumë të bukura, me shpenzu energjinë. I ftoj për Hiking si Dardanin si Abazin”, ka deklaruar Haradinaj në Rubikon.
Tutje ai tha se deri më tani fushta zgjedhore ka shkuar shumë mirë, pa incidente./Gazeta Sinjali/