Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për certifikim në KQZ, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa Ramush Haradinaj ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora. Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore.Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit“, ka shkruar Haradinaj.
Më poshtë gjeni listën e plotë të 60 kandidatëve nga AAK: