image Haradinaj: I kam votuar amandamentet për shtesat e mjekëve e policëve

Kosovë

Haradinaj: I kam votuar amandamentet për shtesat e mjekëve e policëve

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se i ka votuar në Kuvend të dyja amendamentet për shtesat në paga për personelin shëndetësor dhe policinë.

“I kam votuar të dyja amendamentet që ndërlidhen me këto sektore që unë i vlerësoj shumë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ky “sqarim” i tij erdhi pasi që thotë se pa shumë reagime nga mjekët dhe policët./Gazeta Sinjali/