Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se i ka votuar në Kuvend të dyja amendamentet për shtesat në paga për personelin shëndetësor dhe policinë.
“I kam votuar të dyja amendamentet që ndërlidhen me këto sektore që unë i vlerësoj shumë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Ky “sqarim” i tij erdhi pasi që thotë se pa shumë reagime nga mjekët dhe policët./Gazeta Sinjali/