image Haradinaj fajëson deputetët e PDK-së për Gjykatën Speciale: Ne do të mbrojmë bashkëluftëtarët tanë

Kosovë

Deklaratë/ Haradinaj fajëson deputetët e PDK-së për Gjykatën Speciale: Ne do të mbrojmë bashkëluftëtarët tanë

news image

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka thënë se deputetët e kanë bërë për faqe të zezë votimin për themelimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015.

‘’Neve na ka shqetësu nisja e saj, që do t’bëhet një gjykatë politike, raciste që ka qëllim të diskriminojë atë mbi të cilën e kemi ndërtuar shtetin. Ne nuk bashkëpunojmë me ta, por si OVL e UÇK-së, sepse deputetët e kanë bërë këtë faqe të zezë, ne kemi vendosur që t’u përgjigjemi bashkëluftëtarëve tanë’’, është shprehur Haradinaj.

Ai duke folur për zhvillimet e fundit dhe ftesat nga Gjykata Speciale për ish luftëtarët e UÇK-së, ka thënë se ajo është krijuar për të njollosur luftën e UÇK-së.

“Ne nuk e njohim por do të shkojmë t’u përgjigjemi. Por nuk m’pëlqen as metoda as e disa kolegëve që thonë se kanë shkuar dhe kanë mbrojtur luftën e UÇK-së. Kjo Gjykatë nuk është bërë për pastrimin e UÇK-së, por për njollosjen e saj’’, ka deklaruar Haradinaj./ Gazeta Sinjali/