image Haradinaj e quan "shou" prezencën policore në veri të vendit

Politikë

Haradinaj e quan “shou” prezencën policore në veri të vendit

news image

Daut Haradinaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka konsideruar spektakël politik prezencën e forcave policore nga Kosova dhe Serbia në kufijtë territorial, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se të dyja palët po bëjnë ekskursione me forcat policore, si dhe sipas tij kur ndodhin operacione ato mbesin konfidenciale.

“Njëjtë si t’tanat, sikurse na po bëjmë xhiro e ekskursion me forcat policore, kurrgjë më shumë as ata as na nuk po bëjmë. Dy palët po mundohemi me i nxjerrë vetën më të fuqishme. Kur ka një operacion, është konfidencial. Mendoj që të dytë, edhe pala jonë edhe pala kundërshtare po merret me shou”, tha Haradinaj në T7.

/Gazeta Sinjali/