image Haradinaj e lë fajtor Kurtin pse LVV fitoi vetëm në katër komuna

Politikë

Haradinaj e lë fajtor Kurtin pse LVV fitoi vetëm në katër komuna

news image

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për zgjedhjet lokale të këtij viti, i cili përderisa foli për humbjen e LVV-së në disa komuna, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj u shpreh se Kurti gaboi në raport me qeverisjen lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

Është e vërtetë se deri më tani qasja ka qenë mjaft e rrezikshme. Qeveria Kurti i ka dëmtuar komunat. Kjo është edhe një prej arsyeve pse Kurti ka humb disa komuna të vetat si rasti i Prishtinës ose Mitrovicën, ose Prizrenin”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se për humbjen e LVV-së në këto komuna nuk është faji vetëm te kandidatët, pasi që sipas tij Kurti i ka lënë komunat pa projekte zhvillimore.

Nuk është krejt faji te kandidatët. Bahtiri dhe Haskuka janë kritikuar shumë por z. Kurti në projekte kapitale. Kurti i ka tërheq projektet kapitale dhe kur i lë komunat pa projekte zhvillimore i dobëson”, tha Haradinaj në RTK.

Haradinaj ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit për “mbikëqyrje të komunave”.

Mendoj se është gabim z/Kurti. Këta janë të zgjedhur të popullit direkt, ky s’ka pushtet mbi kryetarët e komunat”, tha Haradinaj.

E ka kuptuar gabim rolin e vetë. Po shkon prej gabimi në gabim”, theksoi ai. /GazetaSinjali/