Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një paraqitje para medieve ka thënë se lajmet për qeverinë teknike janë vetëm spekulime.
Haradinaj është shprehur se vendi tashmë e ka fituesin e zgjedhjeve dhe mandatarin, prandaj për këtë duhet pritur.
“Mendoj që janë të parakohshme këto spekulime, kemi mandatar, kemi fitues të zgjedhjeve duhet të presim”, tha Haradinaj i pyetur për qeverinë teknike.
Kujtojmë që Haradinaj ka qenë shumë i zëshëm në thirrjet për formim sa më të shpejtë të institucioneve të reja, teksa ka pasur kritika edhe për të parin e LV-së, Albin Kurtin./ Gazeta Sinjali/