image Haradinaj: Bujar Nishani do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet

Sociale

Haradinaj: Bujar Nishani do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së presidentit Bujar Nishani, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka thënë se ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani do të kujtohet si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.

“Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe. Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.  U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Bujar Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.

/GazetaSinjali/