image I quajti “hajna të klanit pronto”, PDK publikon videon ku Haradinaj brohoriste emrin e Veselit

Kosovë

I quajti “hajna të klanit pronto”, PDK publikon videon ku Haradinaj brohoriste emrin e Veselit

news image

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka reaguar ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mbrëmë tha se i ka “sjellë në pushtet hajnat e klanit pronto”, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Cakolli, ia ka kujtuar momentin e fushatës zgjedhore të vitit 2017, kur PDK-AAK dhe Nisma, kandidonin së bashku, me Ramush Haradinajn, kandidat për kryeministër.

Qe çka të ban pushteti, kur e banëm Kryeministër “Kadria, Kadria, Kadria”, e tash kur e ka marrë vesh që skem votë për ta, i paska ra në mend “pronto”. Burrnia se ka kështu valla”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/