image Trajkoviq për Radoiçiqin: Miku i Haradinajt nuk i iku Policisë së Kosovës

Rajon

Trajkoviq për Radoiçiqin: Miku i Haradinajt nuk i iku Policisë së Kosovës

news image

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq ka thënë se Radoiçiq nuk iu ka ikur Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një prononcim për mediumin serb “Danas”, Trajkoviq tha se duke marrë parasysh pengesat e dy korsive ai ‘nuk ka mundur ta kthejë makinën dhe të kthehet në Serbi‘.

Teknikisht nuk ka mundur ta kthejë makinën dhe të kthehet në Serbi. Në vendkalimin administrativ ka pengesa fizike në mes dy korsive dhe për të kaluar në drejtimin që shpie në Serbi është dashur të kalojë shtëpitë ku ndodhen policët e Kosovës. Ai iku nga Bërnjaku ashtu siç dyshohet se iku nga Mitrovica e Kosovës kur u organizua një aksion arrestimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dallimi i vetëm është se atëherë kryeministër ishte Ramush Haradinaj, e tash është Albin Kurti“, tha Trajkoviq.

Ajo tha se Haradinaj ka folur publikisht për miqësinë me Radoiçiqin.

Haradinaj ka folur publikisht për miqësinë me Radoiçiqin. Kurti performon me retorikë të ndryshme, por sistemi që ka krijuar dhe të cilin e kontrollon ka komunikim shumë të mirë me Listën Serbe, Goran Rakiqin, kryetarin e Listës Serbe dhe vetë Radoiçiqin. Në kuptimin politik, afarist dhe kriminal, Serbia dhe Kosova janë shumë mirë të integruara“, tha Trajkoviq.

/GazetaSinjali/