image Haradinaj: Arrestimi i Gucatit, fyerje për shtetin dhe atë që humbi gjakun për pavarësi

Kosovë

Haradinaj: Arrestimi i Gucatit, fyerje për shtetin dhe atë që humbi gjakun për pavarësi

news image

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, aksionin e sotëm të EULEX-it dhe arrestimin e kreut të kësaj organizate, e cilëson ndërhyrje në vlerat e shtetit të Kosovës.

Haradinaj gjithashtu për Gazetën Sinjali ka thënë se e cilëson fyerje që policia e EULEX-it kanë hyrë brenda zyrave të tyre pa Policinë e Kosovës.

“Ndërhyrje në vlerat e këtij shteti, ndërhyrje në historinë e shenjtë dhe është fyerje për shtetin dhe Kushtetutën tonë, sepse edhe nëse kanë ata ndonjë mandat, nuk e kanë për këtë kohë e aq më tepër që kanë hyrë brenda pa policinë tonë. Është fyerje për shtetin dhe atë që e humbi gjakun për pavarësinë që sot e gëzojmë”, tha Haradinaj.

Ai ndër të tjera tha se nuk kanë marrë asnjë paralajmërim për arrestimin e Gucatit.

“E kanë mësuar këta që bën me kidnapuar qytetarin e Kosovës, e kanë mësuar që munden me fyer qytetarin, kështu që nuk kanë nevojë ata që të paralajmërojnë.

Ndryshe, Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyrat e kësaj organizate dhe pritet që të dërgohet sot për në Hagë./Gazeta Sinjali /