image Hapet Qabeja në Mekë pas 7 muajsh mbyllje për shkak të pandemisë

Botë

Hapet Qabeja në Mekë pas 7 muajsh mbyllje për shkak të pandemisë

news image

Nga sot lejohet pelegrinazhi i ritualit “Umra” por duke respektuar masat anti-covid. Ky ritual ishte pezulluar nga marsi i këtij viti. Edhe kleri fetar, ka arsyetuar urdhrin për mbyllje nga autoritetet.

Ministria e Punëve të Brendshme saudite njoftoi se do lejon kryerjen e ritualit Umra për qytetarët brenda Mbretërisë nga 4 tetori dhe një muaj më vonë për pelegrinët nga jashtë saj – shkruan gjiganti saudit “Alarabiya”.

Në këtë kontekst, Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Qabesë dhe Xhamisë së Profetit Muhamed, zbuloi planin për pritjen e pelegrinëve.

Sipas planit, fillimisht do të lejohet 6 mijë pelegrinë në ditë që të mund të kryejnë ritualin e Umras.

Ky institucion ka konfirmuar se kishte rekrutuar jo më pak se 1 mijë punonjës për të ndjekur pelegrinazhin, në Qabe. Pastrimi i kompleksit Qabe do të bëhet 10 herë në ditë para dhe pas secilit grup të pelegrinëve. Tualetet do të pastrohen 6 herë në ditë, ndërkaq do të bëhet edhe sterilizimi i qilimave Kompleksit të Qabes dhe sterilizimi i hapësirave gjatë gjithë kohës, transmeton “Alarabiya”.

Gjithashtu sterilizimi i baseneve të burimeve të ujit Zemzem, sterilizimi i të gjitha automjeteve e të tjerë.

Vlen të ceket dhe ndër fazat është dhe parfumosja e korridoreve të kompleksit Qabe./Gazeta Sinjali/